Në vitin 2024, Baroni Consulting & Legal Services përfaqësoi Shoqërinë “XXXX” shpk, e cila pësoi humbje të konsiderueshme materiale e ekonomike si pasojë e një zjarri të rënë në ambientet e saj tregtare në Tiranë.
Padia kishte për objekt: Dëmshpërblimin në shumën 36,000,000 lekë për dëmin material dhe ekonomik të shkaktuar nga zjarri; Pagesën e kamatvonesave që nga data 20.11.2016 deri në ekzekutimin e vendimit; Mbajtjen përgjegjëse të palëve të paditura, përfshirë kompaninë qiramarrëse ku kishte nisur zjarri, administratorët përgjegjës si dhe OSHEE sh.a. për mangësitë në cilësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike.
Argumentet tona ligjore dhe teknike u bazuan në:
- Dispozitat e Kodit Civil (nenet 608, 609, 622) mbi përgjegjësinë civile për shkaktimin e dëmit;
- Konstatimin e lidhjes shkakësore ndërmjet mosveprimeve të paditurve dhe dëmit të ndodhur;
- Ekspertiza teknike dhe kontabiliteti, që vërtetoi si origjinën e zjarrit, ashtu edhe shkallën e dëmit financiar;
- Evidentimin e shkeljeve të rënda nga OSHEE, si mungesa e tokëzimit dhe mosrespektimi i standardeve të furnizimit me energji elektrike.
Rezultati: Përmes përfaqësimit tonë, çështja u argumentua në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe u vendosën bazat për një vendim gjyqësor që mbron të drejtën e kompanive për kompensim të plotë dhe të drejtë në rastet e dëmeve të shkaktuara nga neglizhenca e subjekteve publike dhe private.
