Në shkurt 2025, Baroni Consulting & Legal Services përfaqësoi me sukses interesat e klientit tonë ndërkombëtar XXXXXX Skopje, në procedurat për regjistrimin e markës tregtare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale në Shqipëri.
Nëpërmjet punës sonë profesionale u sigurua:
- Depozitimi dhe ndjekja e kërkesave sipas procedurave ligjore përkatëse, në përputhje me Ligjin Nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale”;
- Regjistrimi i tre markave tregtare nën numrat XXX51, XXX52 dhe XXX53, me mbrojtje 10-vjeçare deri më 2034;
- Mbrojtja ligjore e elementeve figurative dhe përfshirja e klasave ndërkombëtare të Nicës për mallra si orë inteligjente, bizhuteri, kronografë, kuti bizhuterish dhe metale të çmuara.
Rezultati: Klienti ynë përfitoi një mbrojtje të plotë ligjore të markës së tij tregtare në Shqipëri, duke siguruar ruajtjen e identitetit të markës dhe të drejtave të pronësisë intelektuale për produktet që do të hidhen në treg.
