Në vitin 2023, Baroni Consulting & Legal Services përfaqësoi një klient biznesi në një proces ankimor ndaj një akti administrativ të Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, i cili i kishte vendosur detyrime shtesë tatimore dhe gjoba për periudhën 2017–2022.

Argumentet tona ligjore u përqendruan në:

  1. Shkeljet procedurale: mungesën e njoftimit 30 ditë përpara fillimit të kontrollit, tejkalimin e afateve ligjore dhe parashkrimin e një pjese të periudhës së kontrolluar;
  2. Pasaktësitë në Raportin e Kontrollit: mosreflektimin e plotë të transfertave bankare dhe pagesave të kryera për llogari të klientëve;
  3. Shkeljen e së drejtës për t’u dëgjuar: tatimpaguesi nuk ishte informuar dhe nuk kishte pasur mundësinë të paraqiste shpjegime në kohë;
  4. Gjobat e pajustifikuara: përfshirë gjoba të vendosura mbi baza të pasakta ligjore, si mungesa e ID-së së blerësit në fatura, që ligji nuk e parashikon si detyrim.

Përmes ankimit, ne arritëm të pezullojmë ekzekutimin e aktit administrativ dhe të vëmë në lëvizje mekanizmat e rishikimit administrativ, duke mbrojtur të drejtat e tatimpaguesit për një procedurë të drejtë, të paanshme dhe brenda afateve ligjore.

Rezultati: Çështja thekson rëndësinë e respektimit të procedurave tatimore nga administrata dhe fuqinë e mekanizmave ligjorë në mbrojtje të tatimpaguesve ndaj vendimeve të padrejta.