Në nëntor 2023, Baroni Consulting & Legal Services mbrojti me sukses interesat e një punonjësi të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit pranë Bashkisë Mallakastër, i cili ishte përjashtuar padrejtësisht nga puna me një vendim disiplinor të Ministrisë së Brendshme dhe Komisionit Qendror të Disiplinës.
Pas një procesi gjyqësor të gjatë dhe të detajuar, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Lushnje vendosi të:
- Shfuqizojë vendimin disiplinor të marrë në kundërshtim me ligjin dhe procedurat përkatëse;
- Njohë të drejtën e paditësit për kompensim financiar, duke detyruar institucionet përgjegjëse të shlyejnë pagat e prapambetura dhe dëmshpërblimin për zgjidhjen e menjëhershme të kontratës së punës;
- Konstatojë diskriminimin e ushtruar ndaj paditësit, duke theksuar se masa e dhënë ishte e pajustifikuar dhe joproporcionale.
Edhe pse rikthimi në detyrë nuk u pranua nga gjykata, ky vendim përbën një fitore të rëndësishme ligjore, pasi konfirmon mbrojtjen e punonjësve nga vendimmarrje të padrejta administrative dhe rivendos të drejtën e klientit për dëmshpërblim dhe trajtim të barabartë.
Rezultati: Klienti fitoi anulimin e një mase të paligjshme, kompensim financiar dhe njohjen e diskriminimit të ushtruar ndaj tij.
