Eneida Baroni

Si mund t'ju asistojme?

Rruga "Ukraina e Lire", Njësia administrative nr.5, Pallati 1, Kati 1, Ap.4 1001
contact@baronilegal.com

Rreth meje

Eneida Baroni është themeluese dhe avokate drejtuese e Baroni Consulting & Legal Services, e specializuar në të Drejtën e Biznesit me mbi 20 vite përvojë në ofrimin e shërbimeve të plota të këshillimit ligjor për biznese dhe institucione publike. Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo ka ndërtuar një ekspertizë të thellë në udhëheqjen e klientëve përmes kuadrove ligjore komplekse, duke ofruar zgjidhje të personalizuara që nxisin zhvillimin dhe sigurojnë qëndrueshmëri afatgjatë.

Biografia

Qasja e saj profesionale është e orientuar drejt dhënies së këshillave ligjore strategjike, duke vënë theks të veçantë tek zgjidhjet praktike, të matshme dhe të fokusuara në rezultat. Përmes kombinimit të përvojës së gjerë, vizionit strategjik dhe integritetit profesional, Eneida dhe stafi i i saj sigurojnë që çdo klient të marrë mbështetje të dedikuar dhe zgjidhje efektive për të përballuar sfidat e së tashmes dhe për të ndërtuar themelet e një të ardhmeje të qëndrueshme.

Ekperienca personale

Me mbi dy dekada praktikë ligjore, Av. Eneida Baroni ka pasur privilegjin të përfaqësojë korporata të mëdha dhe institucione shtetërore, duke u fokusuar në fushat kryesore të mëposhtme:
  • Qeverisja e Korporatave dhe Përputhshmëria Ligjore: Ndihmojmë organizatat të sigurojnë që strukturat dhe politikat e tyre të brendshme të jenë në përputhje me rregulloret kombëtare dhe ndërkombëtare, duke ndërtuar një bazë solide për funksionimin e tyre të qëndrueshëm.
  • Negocimi dhe Hartimi i Kontratave: Punojmë ngushtësisht me klientët për të zhvilluar dhe negociuar kontrata që mbrojnë interesat e tyre, duke garantuar marrëveshje të qarta, të zbatueshme dhe afatgjata.
  • Menaxhimi i Riskut dhe Siguria Kibernetike: Ofrojmë udhëzime të specializuara mbi përputhshmërinë ligjore me ligjet për sigurinë kibernetike dhe rregulloret për mbrojtjen e të dhënave, duke ndihmuar klientët të përshtaten me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare, si GDPR.
  • Zgjidhja e Mosmarrëveshjeve dhe Përfaqësimi në Gjykatë: Përfaqësojmë aktivisht klientët në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, përfshirë çështje civile, penale, tregtare dhe administrative.

Me kontakto

Ke nje pyetje ose te duhet asistence ligjore?